
Prej kohës përflitet për një rikthim të mundshëm të Leo Messit, te skuadra e Barcelonës, nga e cila u largua dy vite më parë.
Për të shtuar më shumë këto zëra, ka menduar trajneri i katalanasve, Xavi, i cili në një prononcim të dhënë së fundmi, deklaroi se argjentinasi i ka dyert e hapura, ndërsa shtoi se Messi do e marrë vendimin për të ardhmen pas një jave.
Javën e ardhshme Messi do të marrë një vendim dhe nëse dëshiron të vijë këtu, dyert i ka të hapura. Nëse vjen, e di që do të na ndihmojë shumë, por duhet ta lëmë të qetë, të marrë vendimin e tij. Ai ka shumë respekt për PSG-në dhe do të presë fundin e sezonit, për të vendosur më pas të ardhmen.
Messit i përfundon kontrata me PSG-në në fund të muajit qershor dhe me shumë mundësi argjentinasi do të largohet, duke mos rinovuar.



