Bylisi U-21, është shpallur kampion në Kategorinë Superiore U-21, për të dytin vit radhazi.
Pas 28 ndeshjeve, ekipi ballshiot mban kuotën e 70 pikëve, duke u shpallur matematikisht kampion, para përfundimit të kampionatit.
Bylisi, tregon edhe njëherë se nuk njeh rivalë në këtë kampionat, të cilin e fitojnë për të dytin vit radhazi.
Ky triumf ka sjellë një festë të dyfishtë në qytetin e Ballshit, pasi pak ditë më parë, edhe ekipi i parë i Bylisit siguroi ngjitjen në Superiore për sezonin tjetër.



