
Largimi i mundshëm i Marcos Alonsos tek Barcelona i ka bërë drejtuesit e Chelseat të përveshin mëngët për ta zëvëndësuar siç duhet spanjollin.
Alejandro Balde është bërë pjesë e planeve të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro për katalanasin .
Prej kohësh ka filluar puna tek kryeqytetasit për ta përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes duke qenë se kanë të disponueshëm vetëm anglezin Ben Chillwell.
Në ndeshjet e para të La Ligas 18 vjeçari ka fituar vendin e titullarit në skemat e Xavi Hernandezit por ‘’ Los Cules ‘’ mund ti japin dritën jeshile largimit të tij për ti hapur derën një tjetër transferimi në ‘’ Camp Nou ‘’ në metrat e fundit të merkatos .
Alejandro Balde konsiderohet një ndër lojtarët më premtues të dalë nga akademia e famshme ‘’ La Masia ‘’ dhe transferimi tek anglezët mund t’ia ndryshojë karrierën talentit. Chelsea ka në favor potencialin ekonomik por vendimi final i përket Thomas Tuchelit , trainer që shkruajti historinë me fitimin e Champions Leagues në të kaluarën .



