Sulmuesi që refuzoi  Liverpoolin

Sulmuesi që refuzoi Liverpoolin

 Komoditeti i Liverpoolit në sulm është ndjerë pothuajse gjithmonë me tridentin Salah- Firmino – Mane por Jurgen Klopp është i vetëdijshëm se ‘’ The Redsave ‘’ i nevojiten të tjera forca për të  përballuar sezonin . Mbërritja e  Diogo Jotas në ‘’ Anfield Road ‘’ rezultoi  një frymëmarrje për gjermanin por  ky i fundit kërkon medoemos një sulmues qendre .

Sipas korrespondentit të Liverpoolit Neil Jones gjatë një deklarate për të famshmen  ‘ Goal ‘  ka thënë se  objektivi i ishi-t të Borussia Dortmundit ishte Patrick Bamford  por duke qenë se konsiderohet shumë i rëndësishëm  nga Marcelo Bielsa preferoi qëndrimin në ‘’ Elland Road ‘’ duke treguar besnikëri ndaj ‘’ The Whites ‘’.  

 Me këtë vendim anglezi ka preferuar të vijojë spikatjen tek një skuadër që pak e nga pak po adaptohet siç duhet me Premier Leaguen dhe për më tepër ka privilegjin të ketë në pankinë një trainer shumë të njohur siç është argjentinasi .  Nëse përmbledhim eksperiencën e 28 vjeçarit me Leedsin  deri më tani ka shënuar  44 gola në  114 ndeshje , statistika që mundësuan  grumbullimin me Anglinë në eleminatore.  

Kontrata e ishi-t të  Middlesbrough mbetet në fuqi deri në 2026 -shten dhe refuzimi ndaj Liverpoolit konsiderohet me vend sepse  Leeds ka evituar fuqizimin e një kundërshtari direkt në Premier League .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy