Lista për Europianin, Silvinjo publikon emrat më 27 maj

Lista për Europianin, Silvinjo publikon emrat më 27 maj

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, do të bëjë publike listën për Europianin, të hënën e 27 majit.

Në njoftimin e Federatës Shqiptare, thuhet se në orën 16:00, trajneri do të zbulojë listën e Shqipërisë, ndërsa do të dalë edhe në konferencë për mediat.

Ky njoftim vjen në një moment, ku kombëtaret europiane, po bëjnë publike, listat me lojtarët që do të marrin në “Euro 2024”, në Gjermani.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” (Dortmund).

Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy