
UEFA ka pezulluar sulmuesin e Shqipërisë, Mirlind Daku, me dy ndeshje. Futbollisti humbet kështu sfidën e radhës me Spanjën.
Shkak për këtë dënim, janë bërë thirrjet e Dakut kundër serbëve dhe maqedonasve, në fund të ndeshjes me Kroacinë.
NJOFTIMI I FSHF:
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku.
Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf.



