
Tentativat e Borussia Dortmundit për gjetjen e një sulmuesi cilësor vijojnë pa ndalim. ‘’ Verdhezinjtë ‘’ janë të ndërgjegjshëm për boshllëkun që do të lërë Sebastien Haller dhe sipas gazetarit Andres Weiss një tjetër opsion që po e analizojnë me kujdes është Cristiano Ronaldo .
Portugezi nuk mund ta pranojë faktin se Manchester United do të jetë pjesëmarrës në Europa League dhe për të domosdoshmëri mbetet Champions League.
Për 38 vjeçarin është interesuar edhe Atletico Madridi por deklaratat e fundit të presidentit të ‘’ Los Colchoneros ‘’ Enrique Cerezo e kanë larguar ‘’ Cr7 “ nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Megjithatë objektivi i Borussia Dortmundit konsiderohet shumë i vështirë për arsye të konkurrencës së ashpër sepse fillimisht ekipi nga Ruhr prej shumë vitesh nuk ka mundur të mposhtë Bayern Munchen në Bundesligë.
Ishi i Sporting Lisbonës parashikohet që të vijojë të jetë në radarët e shumë ekipeve me emër për shkak të karrierës mbresëlënëse , e shoqëruar me shumë trofe të rëndësishëm duke përfshirë këtu edhe me kombëtaren e Portugalisë .
Për lojtarë të këtij niveli gjithmonë destinacionet janë një çështje e vështirë për tu zgjidhur sepse pretendentët sa vinë edhe shtohen por në fund të fundit evidenton se Cristiano Ronaldo mbetet një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Fituesin e pesë herë ‘’ Topit të Artë ‘’ e pret edhe Botërori i Katarit , i pesti në karrierë dhe gjetja e një destinacioni mbetet prioritet dhe theksi vihet tek pjesëmarrja e sulmuesit nga Madeira në Champions League , eveniment në të cilin i ka treguar ndër vite rivalëve aftësitë e jashtëzakonshme në metrat e fundit.



