Juventus këmbëngul për Locatellin

Juventus këmbëngul për Locatellin

Projekti i ri i përpiluar nga drejtuesit e Juventusit po vijon rrugën e duhur . Rikthimi i Massimiliano Allegrit në  Torino i ka shtuar shpresat për  të ardhmen sepse siç dihet botërisht është një trainer që i ka krijuar shumë avantazhe  ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ në të kaluarën .  Periudha e dështuar e Andrea Pirlos  la për të kuptuar se bardhezinjve i duhet një dorë e hekurt në krye të stolit dhe tashmë entuziazmi në kampin e italianëve është mjaft i dukshëm .

 Ish kampionët e Scudettos vijojnë të shpresojnë në transferimin e një mesfushori që deri më tani ka lënë gjurmë tek Sassuolo. Flitet për Manuel Locatellin i cili aktualisht është duke përfaqësuar kombëtaren e Italisë në  Europian , eveniment ku ka spikatur me talentin që e karakterizon . 

Sipas gazetarit të njohur italian Nicolo Schira   Massimiliano Allegri është mahnitur nga  niveli i 23 vjeçarit  i cili me kalimin e kohës është shëndërruar në një referent të padiskutueshëm në skemat e ndërtuara nga Roberto Mancini .

Duke ditur se është një alternativë për të cilën ja vlen të luftohet,   juventinët e kanë hedhur hapin e parë në lidhje me këtë lojtar dhe kanë ofruar  30 milionë euro   por drejtuesit e Sassuolos e kanë cilësuar  të pamjaftueshme sepse besojnë se mund të përfitojnë më tepër me largimin e  tij nga ‘’ Mapei Stadium ‘’. 

 Interesi i një skuadre si Juventusi ia ngrin automatikisht vlerat Manuel Locatellit i cili është drejt një të ardhmeje brilante  .

 Statistikat prej 4 golash dhe 34 ndeshjesh të shoqëruara me faktin e të qënit një lider i  mesfushës së një skuadre modeste si Sassuolo  e lartëson dukshëm figurën e tij dhe  gjithashtu e favorizon për shkak të performancës së shkëlqyer deri në këtë pikë të Europianit .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy