
Kur dukej se do të ishte humbësi i vetëm në lidhje me Robert Lewandowskin , Bayern Munchen është rifshaqur në skenë i karikuar dhe me një dëshirë të madhe për qëndrimin e polakut në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Bavarezët janë të ndërgjegjshëm se flitet për një lojtar të veçantë dhe rinovimi është një domosdoshmëri për gjermanët.
Dëshira për të provuar veten larg Bavarisë ishte një sinjal alarmi për rekordmenët e Bundesligës të cilët kurrsesi s’mund t’ia lejojnë vetes largimin e bomberit , gjë që s’do ta bënte asnjë ekip i elitës pavarësisht moshës së shtatlartit nga Varshava .
Sipas ‘ Bild ‘ , Bayern Munchen e ka marrë iniciativën duke i ofruar një kontratë 2 vjeçare , kundrejt 24 milionë eurove në vit e cila e rriit konsiderueshëm rrogën aktuale të Robert Lewandowskit.
Momenti i Bayernit është me të vërtetë shumë inspirues sepse po i bën gjërat shumë mirë në çdo eveniment dhe qëndrimi i ishi-t të Dormundit shëndërrohet në një domosdoshmëri për një skuadër që aspiron të mposhtë çdo rival dhe me një Robert Lewandowski në këtë nivel ,objektivi është gjithnjë e më afër .
Barcelona , Manchester City , Manchester United dhe Real Madridi janë një kërcënim për Bayern Munchen që i duhet ta rrisë përqëndrimin sepse sfidat vijuese pritet të jenë një provë e vërtetë force por i ngelet në dorë fituesit të çmimit ‘’ The Best ‘’ të vendosë nëse do të vijojë tek kampionët e Bavarisë apo do ti vërë pikën kësaj aventure , me e suksesshmja në karrierën e polakut .



