
Traineri i Chelseat Thomas Tuchel vijon me insistimin e vazhdueshëm në funksion të fuqizimit të skuadrës me elementë interesant . Gjermani ka deklaruar se kërkon lojtarë të rinj me qëllimin e kombinimit të eksperiencës me talentin që do ti jepte një shtysë shumë të madhe londinezëve. 47 vjeçari është rikthyer disi prapa në kohë dhe i ka hedhur grepat në Bundesligë, pikërisht tek ish skuadra e tij Borussia Dortmund . Njohuritë e shumta për evolucionin e kësaj lige vit pas viti janë përqëndruar tek Jude Bellingham . Pas eksperiencës në Championship me Birmingham City-n anglezi ka befasuar drejtuesit e ‘’ Verdhezinvje ‘’ të cilët nuk ngurruan për asnjë moment dhe e transferuan në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ .
Pak kohë i është dashur mesfushorit të tregojë virtytet e tij dhe tashmë pa diskutim mund të thuhet se i ka buzëqeshur fati me këtë interes . ‘’ Blutë “ e Londrës kërkojnë me çdo kusht të rikthehen më të fortë gjatë sezonit të ardhshëm pa devijuar të tashmen e mrekullueshme që po përjetojnë sidomos me kalimin në gjysëmfinale të Uefa Champions Leagues ku i pret Real Madridi . Frika e vetme e një ndër kundërshtarëve më të ashpër të Premier Leagues por edhe më gjërë është se humbja e kohës mund ti ndikojë negativisht në funksion të përmbushjes së kësaj tratative për Jude Bellingham . Kontrata e nxënësit të Edin Terzic me Borrusia Dormundin mbetet e vlefshme deri në 2023- shin por hapat e bërë e pozicionojnë të ardhmen e tij pa diskutimin më të vogël në një skuadër me peshë në Europë .
Milionat e Roman Abramovich dhe emri i Chelseat ndoshta do të rezultojnë faktori determinant për të nisur një eksperiencë të re në ‘’ Stamford Bridge ‘’ . Me 17 vite mbi supe Jude Bellingham e ka kanalizuar talentin e tij në 39 ndeshje gjatë këtij sezoni , ka shënuar 3 gola dhe ka shërbyer me 4 asiste për shokët e skuadrës . Këto statistika vijojnë të impresionojnë Thomas Tuchelin sepse flasin për një lojtar që me shumë gjasa do të shëndërrohet në pikë referuese në të ardhmen . Për momentin Chelsea nuk ka bërë një ofertë zyrtare për britanikun por një gjë e tillë parashikohet se do të bëhet shumë shpejt efektive .



