
Ermal Krasniqi, ishte një nga lojtarët më të mirë te Ballkani, në përfaqësimin europian. Paraqitjet e shkëlqyera, të mesfushorit nuk kanë kaluar pa u vënë re.
24-vjeçari është transferuar te Cluj në Rumani, pas interesit që këta të fundit shfaqën për lojtarin. Marrëveshja është arritur për 200 mijë euro, ndërsa në rast se klubi rumun kualifikohet në Europë sezonin tjetër, në arkat e Ballkanit do të shkojnë edhe 100 mijë euro të tjera.
Krasniqi transferohet në Rumani, ndërsa bëhet e ditur se klubi kosovar, do të ketë edhe 15% të kartonit, në rast të një rishitje në të ardhmen.



