
Eni Imami është lojtari më i ri i Vorës. Pas largimit nga Flamurtari, 31-vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e Kategorisë së Parë.
Klubi i Vorës, ka njoftuar firmën me mbrojtësin këtë të martë, ndërsa shihet si një afrim i rëndësishëm për skuadrën, për synimin Superiore.
“Zyrtare! Eni Imami është futbollisti i Vorës
Futboll Klub Vora njofton se mbrojtësi Eni Imami është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 31-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Eni Imami është një lojtarë me përvojë në futbollin Shqipëtar, ku është aktivizuar me ekipe si Tirana, Skënderbeu, Vllaznia dhe Dinamo.
Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen mbrojtësit Eni Imami dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, ka shkruar Vora.



