Nuk ka fitues në Korçë, Skënderbeu dhe Besëlidhja ndahen në "paqe"

Nuk ka fitues në Korçë, Skënderbeu dhe Besëlidhja ndahen në "paqe"

Skënderbeu nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Besëlidhjes në Korçë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë e Parë.

Korçarët kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 12-të, ishte Belajdi Pusi, i cili përfiton nga një top i mbetur në zonë, për ta dërguar në rrjetë.

Bardhekuqtë kishin edhe disa raste të tjera shënimi, me Temitope, por ky i fundit u tregua i pasaktë në zonë.

Në minutën e 75-të, ishte Nunes, i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e ndali topin në fundin e rrjetës, duke vendosur baraspeshën dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Një hap falas për Skënderbeun, që mbetet ne vendin e tretë me 12 pikë, po aq sa Korabi i vendit të dytë dhe 2 më pak se Dinamo kryesuese, që nesër luan me Flamurtarin.

Në krahun tjetër, Besëlidhja ngjitet në vendin e 11-të me 7 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy