Shqipëria U-17, dy miqësore me Italinë U-17 në muajin shkurt

Shqipëria U-17, dy miqësore me Italinë U-17 në muajin shkurt

Shqipëria U-17 do të luajë dy miqësore me moshatarët e Italisë, gjatë muajit shkurt. Dy federatat kanë arritur marrëveshjen, ndërsa janë vendosur edhe oraret.

Ndeshja e parë Shqipëri U17 – Itali U17 do të zhvillohet më datën 21 shkurt në stadiumin “Air Albania” të Tiranës dhe do të nisë në ora 17:00.

Ndërsa ndeshja “e kthimit” me këtyre dy skuadrave do të luhet më 23 shkurt e do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në ora 12:00.

Në fillim të muajit shkurt Kombëtarja U-17 do të luajë dy ndeshje të tjera ndaj Bosnje-Hercegovinës U-17 që do të zhvillohen po në Shqipëri, por me ndryshimin që këtë herë do të jenë të ftuar lojtarët e vitlindjes 2006 e më pas do të vijnë dy miqësoret me Italinë me grupin tjetër të vitlindjes 2007.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy