
Pushimet për lojtarët e Partizanit, kanë përfunduar. Skuadra dhe stafi janë bashkuar ditën e sotme dhe janë nisur drejt Turqisë, ku do të zhvillojnë fazën përgatitore.
Skuadra është akomoduar në qytetin e Antalias dhe në ditët në vijim do të zhvillojnë disa miqësore.
Partizani do të qëndrojë në Turqi për rreth dy javë dhe më pas do të rikthehen në Shqipëri, për tu përgatitur për ndeshjen e kampionatit, atë ndaj Erzenit.



