Në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Europianin, ndaj Çekisë dhe Anglisë, trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka zbuluar listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar.
Në listë vihet re se janë 11 lojtarë të ftuar nga Superiorja, ndërsa rikthehet edhe Indrit Tuci, i cili aktivizohet në kampionatin kroat.
Dy debutues te Shpresat këtë herë dhe bëhet fjalë për mesfushorin Kleviz Bebeziqi, i cili luan te Olimpija Ljubjana dhe mbrojtësi Lorik Konjuhi, pjesë e BK Olympic në kampionatin suedez.
LISTA E PLOTË:



