
Granit Xhaka luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Arsenalit, pasi ka vendosur të ndryshojë skuadër në merkaton e verës.
Mesfushori shqiptar luajti titullar në sfidën ndaj Wolves, aty ku shkëlqeu edhe me një dygolësh.
Xhaka shënoi dy gola të shpejtë, në fitoren 5-0 të skuadrës së tij. Në fund të takimit, 30-vjeçari, i shoqëruar nga fëmijët e tij, u përshëndet me tifozët e Arsenalit.
Në verë, Xhaka pritet të transferohet në Bundesligë, aty ku interes ka shfaqur Bayer Leverkusen.



