
Tifozët e Roma-s dhe Feyenoord-it po fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri.
Në portin e Durrësit kanë mbërritur sot rreth 100 tifozë, prej të cilëve 35 ultras verdhekuq.
Në tragetin me 100 tifozë romanë kanë qenë mes tyre edhe 7 fansa të Fejnordit, por duke mos krijuar incidente midis tyre.
Disa furgonë policie janë të vendosur në port dhe kanë shoqëruar tifozët italianë sapo shkelën në Durrës.
Tifozët vijnë me tragetet e linjës Bari-Durrës, si dhe pritet të mbërrijnë edhe 500 të tjerë në mënyrë të organizuar, pa përfshirë grupimet e vogla.
Finalja mes Roma-s dhe Feyenoord-it do të luhet të mërkurën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.



