Shtohet interesi për Dani Olmon

Shtohet interesi për Dani Olmon

Pavarësisht se është objektiv interesant  për shumë ekipe të njohur në veçanti për Barcelonën , për mesfushorin Dani Olmo tashmë do të zhvillohet një derbi anglez .  Manchester City dhe Manchester United  kanë nisur përveshjen e mëngëve për talentin e Leipzigut të cilit i ka ndryshuar karriera në Bundesligë falë kalimit nga  Dinamo Zagrebi në janarin e  2020- tës .

23 vjeçari konsiderohet prioritet absolut për amerikanin Jesse Marsch  por largimi i Julian Nagelsmann tek Bayern Munchen patjetër që ka ndikuar paksa në rendimentin e spanjollit që nuk po shijon eksperiencat e mëparshme .

 Për ‘’ The Citiziens ‘’ dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kjo do të jetë një provë zjarri sepse forma optimale  e Dani Olmos provokon këmbnguljen e britanikëve për ta transferuar në një kampionat ndryshe  në krahasim me Bundesligën por që karakterizohet nga një rivalitet shumë i ashpër   .

Në të kaluarën Dani Olmo ishte afër Barcelonës por si gjithmonë ana ekonomike e ‘’ Blaugranëve ‘’ nuk po i lë të ngrejnë kokë dhe i detyron të aplikojnë formula ndryshe për të transferuar lojtarë cilësorë në ‘’ Camp Nou ‘’. 

Një gjë është e sigurtë në këtë histori dhe  lidhet me merkaton dimërore që do të nxjerrë në pah potencialin e çdo ekipi në aspektin e negociatave që natyrisht ka si përbërës kryesor ofertat bindëse në drejtim të lojtarëve të dëshiruar .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy