
I lindur në vitin ‘90, mbi motor qysh 8 vjeç, kampioni italian i impenjuar në Botërorin e Moto GP prej 2012-s, Danilo Petrucci më në fund ka arritur një synim të rëndësishëm. Ndoshta për të gjithë është e paimagjinueshme, por deri këtë mëngjes, piloti i Ducatit mund të garonte nëpër gara, por nuk mund të ngiste motorin në rrugë. Për një arsye të thjeshtë: nuk kishte patentë. Sot gjërat ndryshuan, ashtu si vetë piloti ka lajmëruar në rrjetet sociale. Në një story në Instagram, Petrucci tregohet i lumtur dhe tregon patentën e vet të shoqëruar nga një tekst i shkurtër: “Tani mund t’i jap motorit edhe në rrugë”.
Mënyra më e mirë për të shijuar pushimet, pas një fundjave të vështirë: të shtunën në pistën e Sachseringut, mes protestave për pengesën që iu bë nga Mir, ndërsa po bënte xhiron e vet më të mirë dhe rrëzimi që solli dëmtimin e dorës së djthtë: e cila e mbyllur pa pod, në vend të katërt. Tashmë mund të ngushëllohet me patentën jashtë piste, para se të kthehet e të synojë sërish Botërorin, takimi radhës në Brno më 4 gusht.



