
Në orët e fundit tek Atletico Madridi janë hedhur hapa të suksesshëm në lidhje me merkaton e verës.
Duket se drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ do ta arrijnë marrëveshjen me Alejandro Grimaldon, pjesë e Bayer Leverkusenit.
Lajmi është bërë me dije nga gazetari Matteo Moretto dhe thuhet se presidenti Enrique Cerezo do të investojë rreth 20 milionë euro.
Pas shumë sezoneve 30 vjeçari me shumë gjasa do të rikthehet në Spanjë, këtë herë për të përfaqësuar një ndër ekipet më cilësorë.
Diego Simeone ia njeh shumë mirë cilësitë Alejandro Grimaldos i cili e ka eksperiencën për të qenë në lartësinë e kërkesave të tij.
‘’ El Cholo ‘’ gjithmonë është shquar si një ndër më kompetitivet dhe të paguarit në këtë profesion, shumë i rëndësishëm në historinë e ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
La Liga në përgjithësi preferohet nga shumë lojtarë me emër dhe ishi i Benfikës besohet se do të adaptohet pa probleme në 11-shen e argjentinasit.
Alejandro Grimaldo spikat për inteligjencën në aspektin taktik, inkursionet drejt kundrasulmeve dhe është shumë problematik në duelet një kundra një.
Diçka jo më pak e rëndësishme është se tek Atletico Madridi presioni ndihet në çdo seancë stërvitore ashtu edhe ndeshje dhe për një lojtar të kalibrit diçka e tillë shërben për tu përmirësuar.
Në sezonin e fundit me ‘’ Aspirinat ‘’ valenciani kontriboi me 14 gola dhe 12 asiste në 46 sfida, i treti në ‘’ BayArena ‘’.



