Sulmuesi Italian Antonio Cassano e ka pranuar se ka gabuar kur u transferua nga Roma për në Real Madrid në verën e vitit 2006
Cassano në vitin 2006 kishte bërë “hapin e madh të karrierës” duke u transferuar nga Roma në Real Madrid. Por, fatkeqësisht ky transferim e ktheu italianin një hap prapa në karrierë.
Këtë e ka pranuar edhe ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit ku gjatë një interviste ka deklaruar se duhet të dëgjonte kapitenin e Romës Francesco Tottin dhe të qendronte te Roma.
“Nëse unë do të dëgjoja vetëm 10 për qind të këshillave që mi dha Totti do të kisha karrierë shumë më të ndritshme”, ka deklaruar Cassano për mediat italiane.
“Totti më ka thënë që më mirë të fitojë më pak para sesa të fitoj shumë e mos të jem i lumtur. Por, unë zgjidha Realin pasi më joshën me para, dhe gabova. Po ta dëgjoja Tottin ndoshta do të luani bashkë për 10-15 vite së bashku” ka thekuar ai.



