Elseid Hysaj duket se po bëhet një nga lojtarët e pazëvëndësueshëm te skuadra e Napolit.
Këtë e ka bërë me dije prestigjozja italiane “Corriere Dello Sport” e cila ka shkruar se Napoli, ka zgjatur kontratën me mbrojtësin shqiptar, si edhe ka refuzuar një ofertë prej 15 milion eurosh të ofruara nga spanjollët e Atletico Madrid.



