Tjetër opsion për Casemiron

Tjetër opsion për Casemiron

Pas interesit të Romës në orët e fundit për Casemiron ka hyrë në garë edhe Fenerbahce.

Skuadra turke e cila drejtohet nga Jose Mourinho pretendon transferimin e një mesfushori me shumë eksperiencë dhe ndoshta braziliani do të vihet përsëri nën urdhërat e këtij traineri.

Traineri i Manchester United Ruben Amorim nuk e konsideron pjesë të së ardhmes 32 vjeçarin, i cili ka provuar veten në ekipe me shumë famë, si përshembull Real Madridi dhe Porto.

Drupal Ad

Fakti se e ka humbur protagonizmin tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ e përshpejton largimin nga ‘’ Old Traffordi ‘’ dhe flitet se marrëveshja mund të arrihet gjatë merkatos së verës, sipas disa mediave në Angli.

Ndoshta karriera e Casemiros do të ndryshojë por gjithsesi duhet theksuar se tek Fenerbahce gara mbetet tejet e ashpër sepse synohet fitimi i të gjithë trofeve gjatë sezoneve sidomos në Turqi, një rrugë shumë e vështirë për arsye të rivalitetit me Besiktasin dhe Galatasaray.

Vetëm 3 gola në 15 sfidat e sezonit aktual është kontributi i ishi-t të Sao Paolos, një statistikë shumë e vakët e shoqëruar edhe me një lojë e cila ka lënë për të dëshiruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy