Angli u mposht në finalen e Europianit nga Itali, pas gjuajtjeve të penalltive. Polemika të shumta shpërthyen pas ndeshjes, për shkak të lojtarëve që kishte zgjedhur trajneri i Southgate për gjuajtjet e penalltive.
Ylli i Anglisë, Jack Grealish, është një nga lojtarët më të dashur nga tifozët, të cilët menjëherë pas ndeshjes, shpërthyen ndaj trajnerit duke kërkuar llogari pse nuk e kishte vendosur lojtarin e Aston Villas te gjuajtësit e penalltive.
Për këtë ka reaguar edhe Grealish, i cili ka treguar se dëshira e tij ishte që të gjuante penallti, por gjithçka e vendosi trajneri.
“Unë thashë se doja të gjuaja një penallti. Trajneri ka marrë shumë vendime të drejta në këtë turne dhe në këtë rast, sonte vendosi të veprojë ashtu. Gjithsesi, nuk them se nuk doja të gjuaja penallti, kur në fakt doja ta bëja”, shkruan Grealish.



