
Tifozët në stadium nuk janë më një ëndërr. Sinjalet pozitive së fundmi kanë ardhur edhe nga Italia, e cila e kishte në pikëpyetje këtë çështje. Pas kërkesës së UEFA, federata italiane ka biseduar me qeverinë, lidhur me ndeshjet e Europianit që do të luhen në Roma.
Pas disa ditëve ku situata nuk u paraqit pozitive presidenti i futbollit Italian Gavrina ka dhënë lajmin e madh.
“Eventi i Europianit më datë 11 qershor, me sfidën mes Italisë dhe Turqisë që do të luhet me 25% të spektatorëve në stadium, jep shpresë dhe mundësi.
Mendoj se është një mundësi e mirë për një rihapje të kontrolluar. Ndoshta para europianit. Finalja e Kupës së Italisë është një nga mundësitë, por edhe evente të tjera që janë para majit”, u shpreh Gravina.



