
Pas transferimit të Kevin De Bruyne në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, tek Napoli vijon të punohet me shumë përkushtim për tu përforcuar në çdo repart.
Përsëri ai ofensiv ka marrë një vëmëndje të veçantë pasi traineri Antonio Conte kërkon më shumë nga drejtuesit.
Ademola Lookman është shëndërruar në objektivin e numrit një të stolit të ‘’ Il Partenopei ‘’, i cili i ndihmoi për të fituar Serinë A për të katërtën herë në histori.
Drejtori sportiv Giovanni Manna e shikon nigerianin të duhurin për të ardhmen e ofensivës, i cili ka lënë gjurmë me Atalantën.
Prej tre sezonesh 27 vjeçari aktivizohet në rradhët e ‘’ La Deas ‘’, një ekip shumë i frikshëm, në Itali dhe Europë.
Sipas ‘ La Gazzetta Dello Sport ‘, presidenti Antonio Percassi ka bërë me dije se kërkon të arkëtojë jo më pak se 60 milionë euro për golashënuesin, ndërsa presidenti Aurelio Di Laurentis ka ofruar 50 milionë euro.
Ndërkohë, edhe në Premier League ka filluar interesi për ishi-n e Leicester City-t, konkretisht nga Manchester United dhe Liverpooli.
20 gola dhe 7 asiste në 40 sfidat e sezonit të kaluar mbeten një statistikë e cila meriton një vlerësim maksimal dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në vijimësi me të ardhmen e Ademola Lookman, duke qenë se gara për shërbimet e tij pritet të ashpërsohet.



