Starton Primera Division

Starton Primera Division

Në mbrëmjen e sotme sfida Almeria Rayo Vallecano e parashikuar të zhvillohet në orën 19.30 do të hapë siparin e javës së parë të Primera Division për sezonin 2023-2024. Në ‘’ Power Horse ‘’ zotët e shtëpisë , të drejtuar nga Vicente Moreno do të shfrytëzojnë faktorin fushë për ta nisur me këmbën e mbarë edhe pse pritet një sfidë shumë e vështirë , edhe për arsye të rezultateve të mëparshme . Në gjashtë ndeshjet e fundit pritësit kanë triumfuar në tre sfida, kanë humbur një dhe një prej tyre ka përfunduar në barazim. Duhet theksuar se gjatë fazës përgatitore, Rayo Vallecano ka humbur vetëm një nga pesë sfidat e zhvilluara ,ka fituar kundër Panathinaikos dhe të tjerat kanë përfunduar në barazim, ndërsa Almeria ka arritur dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Pas tyre do ta ketë rradhën Sevilla dhe Valencia në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’, e cila do të startojë në 22.00. Të besuarit e Jose Luis Mendilibar triumfuan në sezonin e kaluar me fitimin e Europa Leagues , kompeticion të cilit tashmë ja kanë marrë dorën , duke patur parasysh startin jo të mirë. Gjatë fazës përgatitore andaluzët zhviluan pesë miqësore , shtuar atë të vlefshme për trofeun e fituar kundër ekuadorianëve të Indipendiente del Valles nga pika e penalltive. Ndërsa bardhezinjtë fituan katër dhe humbën një , ekip që rrezikoi rënien në Segunda Division. Në gjashtë sfidat e fundit , përfshirë edhe një në Kupën e Mbretit, Sevilla ka rezultuar qartësisht dominuese me katër fitore dhe dy barazime . Të shtunën do të zhvillohen tre sfida të tjera. Ajo midis Real Sociedadit dhe Gironas do të jetë hapësja, në orën 17.00. Nxënësit e Imanol Alguacil zhvilluan një sezon mbresëlënës , i përfunduar me kualifikimin në grupet e Champions Leagues, ekip i cili në pesë miqesoret e fundit ka arritur dy fitore, dy humbje dhe një barazim, ndërsa Girona nuk ka humbur asnjë nga shtatë sfidat, në pesë prej tyre ka triumfuar dhe dy kanë përfunduar në barazim. Pas tyre në 19.30 do të zbresin në fushë Las Palmas dhe Mallorca . Ishullorët do të kërkojnë ta nisin mbarë sezonin, pavarësisht se Mallorca konsiderohet një rival shumë i vështirë . Statistikat favorizojnë pritësit , me tre fitore , dy barazime dhe një humbje. Të besuarit e Garcia Pimientas e treguan forcën në Segunda Division duke arritur rikthimin pas një sezoni tejet të ndërlikuar , skuadër e renditur e dyta pas Granadas , kampione e kësaj lige. Për sa i përket Mallorcas, duhet theksuar se zhvilloi një sezon shumë të mirë , e cila ishte afër pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Në fazën përgatitore Las Palmas zhvilloi gjashtë miqësore, nga të cilat fitoi dy, humbi dy dhe barazoi dy të tjerat, ndërsa të besuarit e Manuel Aguirres e përfunduan këtë periudhë me tre fitore dhe tre barazime. E shtuna do të mbyllet me sfidën e ‘’ San Mames ‘’, ku Athletic Bilbao pret Real Madridin në 21.30. Vaskët kanë fituar vetëm një herë në gjashtë sfidat e fundit me kryeqytetasit, të cilët si gjithmonë konsiderohen favoritë. Sidoqoftë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ shquhen si një ekip shumë i rrezikshëm në shtëpi edhe pse statistikat i kanë kundër. ‘’ Galaktikët ‘’ në këtë periudhë kanë zhvilluar vetëm katër ndeshje ‘’ luksi ‘’ në turneun e zhvilluar në Amerikë, duke regjistruar dy fitore respektivisht kundër Milanit dhe Manchester United dhe kanë humbur dy , një në ‘’ Superclasicon ‘’ kundër Barcelonës dhe Juventusit. Ndërsa nxënësit e Ernesto Valverdes kanë fituar vetëm një herë, kanë barazuar tre dhe kanë humbur dy herë . Edhe të dielën do të zhvillohen tre sfida. Hapësja do të jetë ajo midis Celta Vigos dhe Osasunas në ‘’ Balaidos ‘’ në 17.00 . Skuadra nga Pamplona vijon ende të luftojë për një vend në Europa Conference League, e cila pret një ndër Club Brugges ose modestëve të Akureyrit. Kurse Celta Vigo si gjithmonë noton në ujërat e mesit të tabelës dhe sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e 13-të. ‘’ Celestët ‘’ zhvilluan pesë sfida miqësore, katër prej tyre të fituara dhe humbën vetëm ndaj Benfikës. Në 19.30 do të masin forcat Villareali dhe Real Betisi. Rivalët në fjalë kanë prerë biletën për në Europa League dhe në çdo ndeshje midis tyre kanë prodhuar emocione. ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ ka zhvilluar një fazë përgatitore intensive, me shtatë sfida miqësore, duke fituar vetem një prej tyre , dy barazime dhe katër humbje, ndërsa andaluzët kanë fituar vetëm një herë, kanë barazuar një dhe numërojnë katër humbje . Në 21.30 zbresin në fushë kampionët në fuqi të Barcelonës në transfertën e Getafes. ‘’ Blaugranët ‘’ do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë , të cilët do të pretendojnë ta zgjerojnë protagonizmin edhe në Europë. Në gjashtë miqësoret e fundit, nxënësit e Xavi Hernandezit kanë triumfuar në katër, një prej tyre është anulluar kundër Juventusit dhe janë mposhtur nga Arsenali , ndërsa madrilenët numërojnë katër fitore dhe dy humbje. Të hënën do të luhen dy sfidat e mbetura. Cadiz dhe Alaves në 19.30 për ti lënë më pas vendin të ashtuquajturve ‘’ Los Colchoneros ‘’ , të cilët presin në 21.30 Granadën në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. Nxënësit e ‘’ Cholo ‘’ Simeones e kanë treguar në vitet e fundit forcën duke luftuar dhëmbë për dhëmbë me Barcelonën dhe Real Madridin pavarësisht se eksperienca e tyre nuk i ka lënë shumë hapësira kryeqytetasve, të cilët çuditërisht sezonin e kaluar u eleminuan në grupet e Champions Leagues. Me trainerin argjentinas në stol kanë mposhtur kampionët në fuqi të këtij kompeticioni gjatë ndeshjeve përgatitore, kanë barazuar kundër Real Sociedadit dhe Sevillas dhe kanë humbur një ndeshje, ndërsa Granada triumfoi në pesë sfida dhe u mposht në atë kundër Almerias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy