Atletico, katër opsione për stolin

Atletico, katër opsione për stolin

Tek Atletico Madridi kanë filluar seriozisht spastrimet dhe vëmëndja është fokusuar tek stoli . Diego Simeone rrezikon qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano “ .

Eleminimi nga Kupa e Mbretit , mosarritja në finalen e Superkupës dhe distancimi me sezonin e kaluar në Primera Division  janë tre arsye  që e kanë vënë në dyshim të ardhmen e ‘’ Cholos ‘’ .

S’duhet harruar se madrilenët i presin edhe dy sfida të vështira në 1/8-tat e Champions Leagues kundër Manchester United  por kryeqytetasit s’kanë asgjë të sigurtë për vijimësinë. 

Megjithatë argjentinasi ka filluar ta ndjejë se nuk ka më asgjë për të dhënë tek spanjollët , të cilët janë pozicionuar ndër më të fortit e elitës europiane falë aftësive të ishi-t të River Plate i cili që me mbërritjen në 2011-tën ia ka ndryshuar totalisht  historinë  e ‘’ Los Rojiblancos ‘’  .

Gjithmonë një fillim e ka edhe një fund dhe si duket 51 vjeçari e ka kuptuar se është drejt kësaj rruge  pavarësisht se kontrata qëndron në fuqi deri në 2024-tën .

Kalkulimet tek Atletico Madridi kanë filluar tashmë dhe sipas ‘ Sport ‘ po analizohen katër elementë që mund të rikthejnë entuziazmin pavarësisht se arritjet e Cholo Simeones do të jenë të vështira për tu përsëritur .  

Lista liderohet nga Marcelo Gallardo . ‘’ El Muneco ‘’ prej vitesh tashmë konsiderohet ndër më të mirët e Amerikës së Jugut dhe mënyra e të punuarit preferohet shumë nga krerët e klubit .

Argjentinasi i jep shumë rëndësi zhvillimit të talentëve dhe repartit të sulmit pa mënjanuar pozicionet e tjera .

Falë aftësive të ish mesfushorit, River Plate ka dominuar absolutisht në vitet e kaluara dhe prej kohësh po mendohet se ora për të udhëtuar drejt kontinentit të vjetër  ka ardhur për 46 vjeçarin .

Një tjetër opsion është Luis Enrique . Nëse i referohemi spanjollit , Atletico Madridi duhet të presë sepse është në proçes e sipër me ‘’ La Furia Rojan ‘’ me të cilën po përgatitet për Botërorin e Katarit .

Eksperienca e tij sidomos tek Barcelona e sigurisht e afron me Atleticon por mbetet për 2024-tën pasi momentalisht është 100 % i fokusuar tek ky eveniment .

 As Jorge Jesus nuk i mungon kësaj liste. Momentalisht 67 vjeçari është i lirë pavarësisht se ditët e fundit ka marrë një ofertë të bujshme nga Arabia Saudite.

 Eksperienca e madhe meriton vlerësimin maksimal nga Andrea Berta i cili ka një përgjegjësi të madhe mbi supe dhe Atletico Madridi kërkon shumë shpejt ta mbyllë këtë kapitull dhe ti rikthehet sukseseve , edhe pse pa prezencën e Cholo Simeones.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy