Barcelona deklaron çmimin për Dembelen

Barcelona deklaron çmimin për Dembelen

Ngjarjet e fundit tek Barcelona i kanë bërë drejtuesit të marrin një vendim definitiv ne lidhje me Osumane Dembelen . Francezi nuk ka arritur ta gjejë akordin e përbashkët mbi qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe i ka detyruar  katalanasit ta anashkalojnë.  

Formula  që po praktikohet është lehtësimi i këtij operacioni  dhe sipas ‘ The Sun ‘ presidenca vendase ka deklaruar se është e gatshme të pranojë çdo ofertë duke përfshirë  huazimin e 24 vjeçarit deri në fundin e sezonit dhe gjithashtu  4 milionë euro që do ti kalonin arkave të Barcelonës.

Ousmane Dembele  sigurisht ka ende për të dhënë në fushë dhe eksperienca tek kuq e blutë e ka forcuar më tepër dhe parashikohet se aventura e rradhës do të rezultojë ndryshe për sulmuesin nga Vermon . 

Peticioni i ‘’ Blaugranëve ‘’ konsiderohet qesharak nëse merret parasysh potenciali i ishit të Dormundit  i cili ka ngjallur interesin e Newcastle dhe Chelseas .

 Osumane Dembele kërkon ti shkojë eksperiencës në Katalunjë deri në fund dhe të tregohet profesionit pasi dihet botërisht se kontrata e firmosur skadon në 30 qershorin e ardhshëm.

Bardhezinjtë dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’  do të kenë një luftë të hapur ndërmjet tyre e cila nëse i referohemi aspektit sportiv i avantazhon absolutisht londinezët por në anën ekonomike fatkeqësisht duhet të mbajnë rradhën sepse janë përballë klubit më të fuqishëm në planet.  

130 milionët e derdhura në arkat e ‘’ Verdhezinjve ‘’ e kanë shëndërruar në një ndër blerjet më të dështuara Ousmane Dembelen i cili i ka çuditur të gjithë me nivelin e treguar tek Barcelona  .

 Drejtuesit e kësaj të fundit nuk mund të vijojnë përballimin e kësaj situate dramatike e cila e përkeqëson performancën në çdo kompeticion duke e shëndërruar në një skuadër krejtësisht të parashikueshme .

Aktualiteti i Ousmane Dembeles është një shenjë e dukshme se Barcelona duhet të forcohet në aspektin ekonomik sepse nuk i ka dhënë asnjë shenjë Xavit se mund të rikthehet në determinant në ndeshjet vijuese .

1 gol dhe 2 asiste në 11 të tilla  kanë shtuar mërzinë e ish kampionit të botës në krye të skuadrës së zemrës.  Për sa i përket Newcastle dhe Chelseas , kanë treguar se mund ti ofrojnë një ambjent ndryshe Osumane Dembeles , pavarësisht se të besuarit e Eddie Howe momentalisht renditen në zonën e ftohtë të renditjes por besohet fuqimisht se investimi i arabit Al Rumayyan do ti japë shumë shpejt rezultatet .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy