Ancelotti favorizon Juventusin për titullin: Kanë avantazh, nuk luajnë në Champions League

Ancelotti favorizon Juventusin për titullin: Kanë avantazh, nuk luajnë në Champions League

Trajneri Carlo Ancelotti, ka folur për kampionatin italian, ku tha se Juventusi është i favorizuar në garën për titullin kampion.

Tekniku i Real Madrid, u shpreh se bardhezinjtë nuk luajnë në Europë dhe për këtë arsye, kanë një avantazh, pasi luajnë vetëm një ndeshje në javë.

Titulli? Nuk e di. Mendoj se janë katër skuadra favorite: Napoli, Milan, Inter dhe Juventus. Më pas ka një grup skuadrash që do të kërkojë të mbajë ritmin si Roma, Lazio dhe Atalanta. Edhe Fiorentina që mund të bëjë një kampionat të bukur. Besoj se këtë vit Juventusi, duke parë se nuk do të luajë në Evropë, do të jetë e rrezikshme.

Në nivel profesional, të heq diçka të mos luash në Ligën e Kampionëve. Në nivel të përgjithshëm, Juventus mund të bëjë një sezon pozitiv pikërisht për këtë. Një gjë është të përgatisësh një ndeshje në tri ditë dhe një tjetër në një javë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy