Paris St Germain nuk dorëzohet për Richarlison

Paris St Germain nuk dorëzohet për Richarlison

Duke qenë se e ardhmja e Kylian Mbappes vijon të mbetet në dyshim , Paris St Germain ka ndezur motorrët për  golashënuesin e Tottenham Hotspurit Richarlison.

Sulmuesi ishte një ndër prioritetet e Leonardos edhe në verën e kaluar por qëndrimi i kampionit të botës në fuqi e ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve .

Neymar Junior i ka rekomanduar drejtuesve të ‘’ Les Pariziens ‘’ 25 vjecarin , lojtar të cilin e njeh mirë , aktualisht një ndër më të mirët e Premier Leagues dhe me  interesin e kryeqytetasve , gjithçka mund të ndryshojë në merkaton dimërore.

Tottenham Hotspuri bëri një hap shumë të suksesshëm me blerjen e ishi-t të Evertonit, i cili nën drejtimin e të mirënjohurit Antonio Conte është shëndërruar në një ndër pikat referuese të ‘’ Gjelave të Londrës ‘’.

Duhet riktheksuar se kampionët në fuqi të Ligue 1 synojnë prej shumë vitesh fitimin e Champions Leagues dhe në fakt Nasser Al Khelaifi ka dhënë maksimumin për transferimin e lojtarëve më të mirë në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe natyrisht nuk do të reshtë deri në arritjen e objektivit, trofeu i vetëm që i mungon kuq e bluve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy