
Si në çdo merkato tjetër edhe në atë të verës Real Madridi do të jetë një ndër protagonistët.
‘’ Galaktikët ‘’ vijojnë të mbështeten fuqimisht nga presidenti Florentino Perez i cili ka dhënë gjithmonë maksimumin.
Argjentinasi po zhvillon sezonin e katërt me Chelsean i cili ka mundur të kontribojë me 12 gola dhe 6 asiste në 40 sfida.
Mirëpo interesi i kryeqytetasve përbën një lloj privilegji për fituesin në fuqi të Botërorit të 2022-shit me ‘’ Albicelestët ‘’, i cili spikat për organizmin e lojës dhe kreativitetin.
Gjithsesi s’do të jetë aspak e lehtë sepse në të shkuarën presidenti Todd Boehly investoi 121 milionë euro kur e transferoi nga Benfika në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Traineri Liam Rosenior e konsideron një ndër peshat e rënda në 11-she por duhet patur parasysh se është shumë e vështirë për ta refuzuar Real Madridin.



