
Nuk ka më dyshime, Murat Yakin është trajneri më i ri i Zvicrës dhe do të jetë ai pasuesi i ta larguarit Vladimir Petkovic. Trajneri me origjinë turke, është zyrtarizuar në stolin e kombëtares helvete, ku ka firmosur deri në fund të kualifikueseve, me opsion rinovimi.
46-vjeçari gjatë kohës kur ishte futbollist, luajti edhe 49 ndeshje me fanellën e Zvicrës. Prej ditësh po flitej për këtë lëvizje, por vetëm sot u zyrtarizua gjithçka.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të punoj përsëri për ekipin kombëtar. Pritja ime është e madhe. Të dashur tifozë zviceranë, mezi pres të ju shoh”, tha Yakin në fjalët e para pas zyrtarizimit.
Nga vera e vitit 2019, Yakin ka qenë në drejtimin e skuadrës zvicerane, Schaffausen, nga të cilët do të largohet tani që u emërua në stolin e Zvicrës.



