
Koha ka kaluar shumë shpejt dhe për Franck Lampard është shfaqur një kandidat . Shkarkimi nga Chelsea në 26 janarin e 2021-shit i ka shërbyer anglezit për të reflektuar dhe ta mendojë mirë hapin e rradhës.
Të qënit një figurë shumë e shquar sidomos në Premier League pritej që diçka pozitive të ndodhte dhe sipas prestigjozes ‘ The Indipendent ‘ , 43 vjeçarit i ka trokitur në derë Evertoni sepse spanjolli Rafael Benitez nuk ka bërë shumë dhe është drejt largimit nga ‘’ Goodison Park ‘’.
Në të kaluarën tek Evertoni u krijua një situate e pakëndshme sepse tifozeria e tyre kundërshtoi kategorikisht rikthimin e spanjollit për shkak të se kaluarës tek Liverpooli , rival i përjetshëm i tyre dhe tashmë me Franck Lampard në skenë parashikohet se problemi i ‘’ The Toffees ‘’ mund të marrë shumë shpejt fund .
Ish mesfushori i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ e filloi eksperiencën si trainer fillimisht tek modestët e Derby County-t dhe më pas përfundoi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ ku s’mundi të bëjë shumë dhe tanimë ka një shans shumë të mirë për te drejtuar një ekip shumë simpatik në Premier League.
Gjatë deklaratave të shumta se fundmi , ish mesfushori ka shprehur dëshirën për t’iu rikthyer terreneve të gjelbërta dhe Evertoni konsiderohet një provë ideale për të shfaqur potencialin në krye të pankinës .



