
Real Madridi ashtu si në çdo merkato tjetër parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët.
Botërori i ka ndihmuar drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ për të patur një panoramë më të qartë në lidhje me transferimet, determinante për vijimësinë.
Michael Olise vijon të jetë i përfshirë në listën e Jose Mourinhos, i cili është rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për ta rishkruar historinë.
24 vjeçari si me Bayern Munchenin ashtu edhe me Francën ka evidentuar rëndësinë në metrat e fundit dhe sipas L’Equipe e dëshiron kalimin tek Real Madridi.
Ekstremi i djathtë konsideron se cikli tek bavarezët ka përfunduar, i ndërgjegjshëm se e prein 15 herë kampionët e Champions Leagues dhe jo vetëm.
Në 30 qershorin e 2029-tës ishi-t të Crystal Palaces i përfundon kontrata me ekipin nga Mynihu dhe presidenti Florentino Perez tashmë e ka përgatitur ofertën.
Bëhet fjalë për 170 milionë euro, e cila nëse do të konkretizohet do të shëndërrohej në një ndër blerjet më të bujshme të kësaj merkatoje verore.
Në përgjithësi numri një i Real Madridit ka vepruar në këtë mënyrë i cili pretendon fitimin e trofeve në çdo sezon.



