
Mesfushori i Egnatias, Bruno Telushi ka mbyll sezonin futbollistik. Pas problemeve të shumta me gjurin, tashmë lojtari është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Në këtë situatë, sezoni i vlonjatit është mbyllur dhe Egnatia humb një nga lojtarët më të mirë të ekipit.
Lojtari shpresonte se do e kalonte dëmtimin pa operacion, por kjo është dukur e pamundur dhe tashmë nuk mund të zbresë më në fushë për pjesën e mbetur të sezonit.



