Esin Hakaj pritet të largohet nga Samsunspor, ku ai u transferua një muaj më parë. Sipas raportimit të mediave turke pranë klubit të Samsunspor, thuhet se mbrojtësi shkodran do të huazohet në një skuadër tjetër.
24-vjeçari nuk është në listën e skuadrës për sezonin e ri dhe kështu drejtuesit kanë vendosur ta huazojnë diku tjetër për të pasur më shumë minuta.
Hakaj u largua nga Partizani pas përfundimit të sezonit, për të kaluar në Turqi, por ndryshimi i trajnerit te Samsunspor, ka prishur edhe planet e drejtuesve, pasi ai nuk e ka në planë shqiptarin.
Trajneri i ri preferon një tjetër lojtar për krahun e majtë të mbrojtjes, duke e lënë kështu Hakajn jashtë skuadre.



