
Chelsea është duke hasur vështirësi në bindjen e disa lojtarëve për të qëndruar edhe më gjatë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ . Oferta e Roman Abramovich nuk ka arritur ti bindë dhe nga ky fakt ka përfituar Barcelona që është futur në luftë për ti larguar nga Londra .
Sipas Mundodeportivos i pari në listë është Cesar Azpilicueta . 32 vjeçari prej shumë kohësh është përfshirë në planet e ‘’ Los Cules ‘’ të cilët e konsiderojnë shumë të vlefshëm për arsye të eksperiencës dhe përshtatjes në shumë pozicione sepse do ti reduktonte problemet spanjollëve në prapavijë.
Pas nuk mbetet as Antonio Rudiger . Gjermani është një qëndërmbrojtës që ofron shumë garanci dhe së fundmi edhe Real Madridi ka shfaqur interes .
Shkaku i ngërçit ndërmjet anglezëve dhe 28 vjeçarit është pretendimi prej 10 milionë eurosh në sezon , kërkesë që nuk është aprovuar nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’.
Si duket ‘’ Galaktikët “ do ta kenë të vështirë luftën sepse pavarësisht problematikave të theksuara , Barcelona mund ti rikuperojë forcat dhe të befasojë në çdo moment gjatë merkatos se janarit por s’duhet të mënjanohet se kërkesa e lartë e tij mund te shkaktojë tërheqjen e kuq e bluve nga ky operacion .
Lista mbyllet me Christian Pulisic. Mungesa e protagonizmit në skemat e Thomas Tuchel i ka krijuar dhimbje të shpeshta koke amerikanit dhe ‘’ Camp Nou ‘’ ia ka hapur dyert menjëherë mesfushorit.
Problemi i vetëm për 23 vjeçarin është së i mbaron kontrata në 2024-tën dhe në Katalunjë po mendohet përfshirja e ndonjë lojtari si përshembull Coutinho apo Osumane Dembele për të ulur koston e operacionit. Ja vlen për tu theksuar se çdo tentativë e “ Blaugranëve “ gjatë merkatos konsiderohet një finale sepse me anë të prurjeve të reja synohet ringritja e cila do të provojë forcën e karakterit të trainerit Xavi Hernandez dhe të gjithë ekipit .



