Barcelona këmbëngul për Romagnolin

Barcelona këmbëngul për Romagnolin

  Fuqizimi i linjës së mbrojtjes mbetet padyshim objektivi numër një i Barcelonës në këtë merkato . ‘’ Los Cules ‘’ pavarësisht se po vijojnë me hapa pozitivë në lidhje me transferimet , prapavija është një shqetësim disa vjeçar  dhe drejtuesit me në krye presidentin Joan Laporta duhet ta hedhin menjëherë pas krahëve .

Alessio Romagnoli është bërë përsëri protagonist në kampin e katalanasve të cilëve i ka ardhur në majë të hundës  rendimenti i  dobët i  Clement Lenglet dhe dëmtimet që s’kanë fund  të Gerard Piques dhe francezit Samuel Umtiti .

Pjesa e dytë e sezonit do të ketë beteja shumë të luftuara dhe Xavi Hernandez duhet të demostrojë se sa vlen në pankinën e skuadrës së zemrës .

Prej disa javësh emrat e Pau Torres , Aymeric Laportes dhe  Cesar Azpilicueta janë bërë pjesë e përditshmërisë së spanjollëve por këta të fundit e kanë vënë theksin tek transferimi i 26 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse të qënit lider në mbrojtjen e Milanit i ka dhënë shumë përparësi italianit për të ndërruar ambjent gjatë merkatos .

Alessio Romagnoli është një ndër pilarët e defensivës së kuqezinvje  dhe ka kontribuar  në klasifikimin e ‘’ Djallit ‘’ në Champions League , eksperiencë që fatkeqësisht i zgjati shumë pak por në Itali mbetet një rival që frikëson  çdokënd .

Një dritë në fund të tunelit për Barcelonen është shfaqur sepse ishi i Sampdorias dhe Romës e shikon si një  mundësi shumë të mirë kalimin në Katalunjë dhe dëshira e tij bie ndesh me atë të  Stefano Piolit , objektivi i të cilit është  qëndrimi i peshave të rënda në ‘’ San Siro ‘’ për arsye se kanë rezultuar faktorë determinantë në arritjen e Milanit deri këtu .

Alessio Romagnoli është një mbrojtës që ofron shumë garanci sidomos për Barcelonën e cila ka filluar të buzëqeshë , por i nevojitet një punë intensive për të  sfiduar të mëdhatë e Primera Division dhe Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy