Real Madridi, insiston për Enzo Fernandez

Real Madridi, insiston për Enzo Fernandez

Enzo Fernandez vijon të jetë një ndër më të mirët në rolin ku aktivizohet.

Argjentinasi prej katër sezonesh është pjesë e Chelseat, një referent i padiskutueshëm. 

Në orët e fundit drejtuesit e Real Madridit e kanë nisur përsëri ofensivën për kampionin në fuqi të botës me ‘’ Albicelestët ‘’ dhe sipas gazetarit Eduardo Inda ky i fundit ka deklaruar se e dëshiron transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Një ekip si ‘’ Galaktikët ‘’ është vështirë për tu refuzuar dhe sipas ‘ El Chiringuito ‘, 25 vjeçari nga Buenos Aires gjithmonë e ka menduar veshjen e kësaj fanelle. 

Situata tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk po shkon sipas planifikimit dhe presidenti i kryeqytetasve Florentino Perez e mirëpret në Spanjë. 

Sipas raportimeve të fundit pronari Todd Boehly pretendon të arkëtojë rreth 140 milionë euro për perlën e mesfushës, rendimenti i të cilit gjatë kësaj periudhe e justifikon këtë shifër. 

La Liga gjithmonë është preferuar nga lojtarët e elitës sidomos ekipet me traditë dhe në fakt ish fituesit e Champions Leagues synojnë protagonizmin në çdo kompeticion në vijimësi. 

Dëshira e Enzo Fernandez në njëfarë mënyre ja lehtëson punën bosit të ‘’ Los Merengues ‘’ dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos së verës me të ardhmen e ishi-t të River Plates.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy