Xavi refuzon Korenë e Jugut

Xavi refuzon Korenë e Jugut

Pas përfundimit të eksperiencës me Barcelonën, pa dyshim që për Xavi Hernandezin kanë nisur tratativat disa klube. Mirëpo së fundmi, për spanjollin shfaqi interes Korea e Jugut por ish mesfushori menjëherë e ka refuzuar ofertën. Lajmi është raportuar nga ‘ As ‘, por mesa duket 44 vjeçari pretendon të marrë kohën e nevojshme për ta analizuar mirë të ardhmen pasi do të jetë një hap shumë i rëndësishëm në karrierë.

Drupal Ad

Gjithsesi, besohet se eksperienca tek ‘’ Azulgranët ‘’ i ka shërbyer ish kampionit të dy herë Europës dhe një herë të botës me kombëtaren e Spanjës për të qenë i pretenduar nga ekipet cilësore. Në të kaluarën Xavi Hernandez drejtoi Al- Sadd në Katar, ekip me të cilin fitoi disa tituj të rëndësishëm dhe më pas ekipin e zemrës, në vitrinën e të cilit shtoi një Superkupë Spanje dhe La Liga, trainer që mesa duket aspiron të vijojë rrugëtimin në elitën e futbollit europian.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy