
E ardhmja e Paulo Dybalas vijon të jetë e lidhur ngusht me Italinë .
Pas Milanit Interit , Napoli ka ndezur motorrët për argjentinasin por as Monza, e sapongjitur në Serinë A nuk ka reshtur së menduar për golashënuesin .
Presidenti Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani vijojnë të ëndërrojnë për 28 vjeçarin me objektivin e shëndërrimit të Monzas në një ekip kompetitiv dhe jo vetëm për siguruar mbijetesën në Scudetto.
Megjithatë ‘’ Azurrët ‘’ përpara një largimi të mundshëm të Dries Mertensit e shikojnë yllin kordobez një vlerë të shtuar në ofensivë por janë duke negociuar edhe me Gerard Deulofeu i cili vijon të shkëlqejë tek Udineze.
Historikisht ‘’ Il Partenopei ‘’ kanë patur një respekt të veçantë sidomos për argjentinasit , pas eksperiencave të Maradonës , German Denis apo Ezequiel Lavezzit ndër të tjerë, të cilët lanë gjurmë në të kaluarën tek bardhekaltërit.
Gjithsesi ish kampionët e Scudettos konsiderohen të avantazhuar në lidhje me ‘’ La Joyan ‘’ i cili arriti shumë suksese në të kaluarën me Juventusin dhe me shumë gjasa e ardhmja do të jetë larg ‘’ Allianz Stadium ‘’ .
Futja e Napolit në garë sigurisht është një kërcënim serioz për zikaltërit sepse mbetet një rival që meriton vlerësim maksimal por mbetet për tu parë se ku do të preferojë ti zhvillojë vitet e mbetura në futboll ylli i kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’.



