
Pavarësisht se Arsenali është drejt rimëkëmbjes e ardhmja e trainerit Mikel Arteta në ‘’ Emirates ‘’ vijon të jetë e pasigurtë . Sezoni i kaluar rezultoi ndër më të dështuarit e viteve të fundit për ‘’ Topchinjtë ‘’ të cilët fatkeqësisht nuk arritën pjesëmarrjen në kupat e Europës dhe fatura e këtij dështimi i kalon automatikisht trainerit spanjoll. Megjithatë drejtuesit e kryeqytetasvë janë bezdisur shumë nga kjo situatë dhe kanë filluar kërkimin për gjetjen e një elementi që do ti shkaktojë përsëri buzëqeshje londinezëve .
Në këtë rast drejtuesit e ‘’ The Gunners ‘’ i kanë hedhur syte tek një legjendë e të kaluarës siç është Patrick Viera i cili aktualisht drejton Crystal Palace. Edhe pse Arsenali është zgjuar disi pasi ka arritur tre fitore në tre ndeshjet e fundit , në kampin e londinezëve po bëhen mirë llogaritë për të evituar disfatat e mëtejshme .
45 vjeçari vjen pas një eksperience pozitive në kategoritë inferiore të Manchester City-t e cila i shërbeu si trampolinë për të drejtuar New York City-n dhe Nicen , por ajo me Crystal Palace ia ka rritur ndjeshëm vlerat dhe tashmë synohet nga skuadra ku zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës dhe ka fituar shumë tituj të rëndësishëm .
Pa as më të voglin dyshim që figura e Patrick Vieras është një pasuri më vete për Arsenalin dhe tashmë do ti mbetet në dorë drejtuesve të 13 herë kampionëve të Premier Leagues vendimi final .
Arritjet e ish kampionit të botës me siguri s’do të ngelen me kaq dhe do të shqyrtohen në detaje nga kjo skuadër që kërkon me çdo kusht rikuperimin e vlerave të humbura.



