
Adnan Januzaj nuk do të jetë më pjesë e Real Sociedad. Ka qenë vetë klubi spanjoll, që ka njoftuar se mesfushori do të largohet në merkaton e verës.
Interesimet për futbollistin me origjinë shqiptare, nuk mungojnë. Sipas asaj që raporton “Fichajes”, në gjurmët e Januzajt është vënë Barcelona.
Këta të fundit nuk kanë arritur dot një marrëveshje, me Raphinha të Leeds dhe ka hedhur sytë nga Januzaj.
Gjithashtu thuhet se interes për 27-vjeçarin ka shfaqur edhe Sevilla, Valencia dhe Villareal. Januzaj e njeh mirë kampionatin spanjoll dhe për këtë arsye, disa skuadra duan ta kenë pjesë të tyre.



