
Pak ditë më parë, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza hodhi akuza, se vëllai i Pirro Dhimës, Odise Dhima, ishte një person i cili mund të kishte gisht në rastin e evidentimit me doping të peshëngritëses shqiptare, Evangjeli Velit.
Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i ish-peshëngritësit, Pirro Dhima, i cili në një prononcim të dhënë për “Inside the Games”, deklaroi se Gjoza është mashtrues dhe sipas tij, ai nuk i duhet peshëngritjes. Kampioni olimpik i trefishtë me Greqinë, u shpreh se Gjoza e përdor si justifikim, faktin që Dhima quhet si tradhtar nga disa shqiptarë.
Ky person është një gënjeshtar dhe në peshëngritje, nuk na nevojiten njerëz si ai. Është e trishtë pasi është hera e dytë me të njëjtin person, por këtë herë Federata Greke do e hedhë në gjyq.
Disa njerëz më trajtojnë si tradhtar në Shqipëri dhe është justifikimi më i mirë për të. Sipas tij, armiqtë janë vëllezërit Dhima dhe grekët.



