Më në fund ka ardhur momenti i Kristjan Asllanit te Interi. Mesfushori shqiptar, do e nisë nga minuta e parë, sfidën ndaj Romës.
Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, në konferencën para ndeshjes.
Asllani nesër do të luajë titullar. Kam pak vështirësi. Përveç Brozoviç, tani probleme ka shfaqur edhe Galiardini dhe nuk është stërvitur në dy ditët e fundit.
Kjo do të jetë hera e parë për Asllanin që do të luajë titullar me Interin, skuadër me të cilën u bashkua në merkaton e verës nga Empoli.



