
Supersfida e javës së 16 të Seria A mes Milanit dhe Juventusit mund të mos luhet në rast se rezulton pozitiv me koronavirus qoftë edhe një futbollist tjetër i bardhezinjve.
Pas Alex Sandro-s sot është njoftuar se i prekur me COVID-19 është edhe Cuadrado. Tani sipas 'Sportmediaset' ndoshta mund të mos luhet të mërkurën në 20:45 në rast se dhe 1 futbollist tjetër rezulton pozitiv, pasi autoritet shëndetësore do ta cilësojnë si shpërthim të pandemisë në mënyrë të pakontrolluar.
Kjo është një rast i ngjashëm me sfidën Juventus-Napoli, e cila nuk u luajt dhe përfundoi në gjyq. Këtë herë e akuzuar në rast anulimi do të përfundojë Juventusi.
Siç bëjnë me dije mediat italiane rezultatet e tjera të tamponëve të Juventusi do të dalin nesër në mëngjes. Në rast se ka raste të tjera atëhere autoritet shëndetësore torineze nuk do të lejojnë skuadrën të udhëtojë drejt Milanos.



