
Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe e konsideron veten një yll, por pavarësisht kësaj ai më tej shton se kjo nuk e bën atë një person më të mirë se të tjerët. Duke folur për “Esquire”, francezi është shprehur se të paktë janë lojtarët që ndryshojnë pozicionet, ashtu siç bën ai.
“A është Mbappe një yll? Unë mendoj se po. Nëse e shikoni portretin tuaj në të gjitha pjesët e qytetit dhe botës, atëherë është e sigurt që mund të quhesh një yll. Të jesh një yll është status, por kjo nuk më bën mua një person më të mirë.
Vetëm pak lojtarë ndryshojnë pozicionet në fushë si unë. Nuk e bëjnë dot të gjithë. Nuk mendoj se e bëjnë të gjithë që të ndryshojnë pozicionet dhe çdo vit të tregojnë paraqitje të nivelit të lartë”, u shpreh Mbappe.



