
Kukësi luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e diel, siç është ajo ndaj Dinamos në transfertë.
Verilindorët kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, pas formës jo të mirë që kanë treguar kohëve të fundit.
Për të mbështetur dhe motivuar lojtarët, në fushë ditën e sotme ka zbritur presidenti i nderit te Kukësi, Safet Gjici. Dy mungesat e vetme sot për verilindorët ishin Shkurtaj dhe Lulaj.



